Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e sotëm një prej qendrave të vaksinimit në Sarandë, ku kanë marrë dozat e para të moshuarit. Rama është pritur me lëvdata nga të moshuarit atje.
“Si je o djali nënës, o flori”, i thotë një grua e moshuar Edi Ramës, e cila priste të vaksinohej, ndërsa një burrë tjerë duke e uruar, u ngatërrua me sloganin e PD që është “Shqipëria fiton”.
“Me ty gjithmonë Shqipëria fiton”, i tha ai Ramës.
Bisedat – Video
E moshuara: Si je o djali nënës, o flori.
Rama: Mire
E moshuara: Atje ku hedh këmbën të bëhet flori
Rama: Si po shkon puna?
* Një i moshuar ngrihet në këmbë për ta përshëndetur teksa bënte vaksinën
Rama: Ulu, ulu, ulu. Ulu more ulu bëje atë
I moshuari: Kemi respekt, rrofsh. Të paçim sa malet. Me ty gjithmonë Shqipëria fiton
Rama: Hajde me shëndet
I moshuari: Faleminderit, rrofsh
Rama: Në rregjull çdo gjë? Me shëndet të gjithëve
“Si je o djali nënës, o flori”, të moshuarit e presin Ramën me lëvdata në Sarandë, e urojnë me sloganin e PD-së: Me ty Shqipëria fiton (BISEDA)
