Hapësire reklamuese

Politikë

“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga..?!” Rama i përgjigjet ndjekësit: Qesharake. Çdo qindarkë e imja verifikohet, o të marsha të keqen

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Pak ditë më parë BIRN publikoi në një artikull pasurinë e kryeminstri Edi Rama, sipas të cilës, Rama zotëron një shumë prej 1 miliard lekësh në total.

Të shumtë janë ata që kanë kuriozitet të dinë se si e vuri shefi i kabinetit këtë pasuri, ndërkohë që një qytetar e ka pyetur kryeministrin se si është e mundur që ka kaq shumë apsuri vetëm me rrogën e kryeministrit.

"Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar?”, e pyet qytetari, ndërsa nuk vonon edhe replika e kryeministrit, i cili thotë se pasuria e tij është e verifikuar qindarkë për qindarkë nga Inspektoriati Kombëtar përkatës.

“Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake” shkruan Rama.

154514590_236562054813131_6202480907014999329_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.