Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

“Si humbi zyrtarja e lartë vajzën e saj nga droga”, Basha rrëfen para protestuesve: Duhet Republikë e Re

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Shqipëria është kthyer në një parajsë për trafikun e lëndëve narkotike”, kështu u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha teksa foli nga “Çadra e Lirisë”.

Ai e konsideron drogën problem serioz, si rrezikun numër 1 për demokracinë.

Basha tregoi dhe rastin e politikanes gjermane, ish deputete e PE-së Doris Pack, e cila humbi vajzën e saj nga droga. “Doris na shokoi kur tha se ajo kishte humbur një fëmijë. Një vajzë 20 vjeçare nga përdorimi i drogës”, u shpreh Basha. Më tej ai shtoi se qytetaret janë bashkëaksionerë të Republikës së Re.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Shqipëria është kthyer në një parajsë për trafikun e lëndëve narotike. Më shumë vlerë krijohet nga droga në Shqipëri se çdo aktivitet tjetër ekonomik.

Banditët e drogës shkatërrun gjendjet në Dibër më 2016 që ishte prova gjenerale e kartelit të drogës për të asgjësuar zgjedhet si instrument demokracie.

Droga është rreziku numër një për demokracinë.

Droga është aksionerja kryesore e republikës së vjetër.  Droga është sulmi më tinzar që i është bërë mirëqenies së shqiptarëve që nga koha e komunizmit.

Në rrethin e Tiranës kemi patur raste të mbylljes së shkollave për arsyen e tmerrshme se klasat u mbushën me tymin e marjuanës.

Droga është një plagë sociale që po përkeqësohet nga dita në ditë.

Në shkollat shqiptare rinia helmohet me drogën për të mbushur xhepat e tregtarëve të drogës. Shqipëria nuk ka vetëm problemin e kultivimit të drogës, por ka edhe problemin e konsumit të drogës. Droga është armik i shëndetit të njerëzve, i harmonisë familjare, është armik i drejtpërdrejtë i paqes sociale. Shqipëria ka një problem të madh me drogën, me konsumin e drogës veçanërisht nga brezi i ri.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img