Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Si gënjeu Ardi Veliu për ngjarjen e Elbasanit!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Anila Hoxha

E vërteta vonon, por nuk harron

albsig

Masat e Gjykatës së Elbasanit më tepër se një vit nga shkëmbimi me armë zjarri në prag të zgjedhjeve me autor Arbër Paplekën dhe viktimë Pjerin Xhuvani vërtetojnë dhe njëherë se sa e rrezikshme është të hetosh në mënyrë të njëanshme dhe ta thuash përgjysëm të vërtetën hetimore.

Ish drejtori I përgjithshëm I Policisë Ardi Veliu, I cili doli në konferencë atë kohë duke pohuar qëllimisht të vërteta gjysmake, duhet të ishte midis atyre zyrtarë policore që sikurse vartësit duhet të mbajë përgjegjësi penale si edhe vartësit në mos për shpërdorim detyre, për deklarim të rremë.

Sepse ligji cdo mosveprim të një zyrtari e konsideron njëlloj shpërdorim detyre si edhe kryerja e veprimeve të gabuara. Atë kohë në qytetin e Elbasanit së bashku me dy kolegët e aktualitetit Jul Kasapi dhe Eni Ferhati e pyetëm me insistim zyrtarin më ta lartë të policisë së shtetit mbi krimin pak orë përpara zgjedhjeve, tutjen e policise dhe shkembimin e armeve te zjarrit dhe per pyetjet morën si përgjigjje disa gënjeshtra. (të cilat mund ti ndiqni në videon e atëhershme të deklaratës publike të zyrtarëve)

Për të qëndruar në kontekstin e  22 prillit 2021, konflikti u njoftua nga shtetasi Arjan Hoxha, prezantuar si përgjegjës I sigurisë së shtabit elektoral PD Elbasan duke qenë se kishte incident me disa persona. Për gjithë cka ndodhi më pas zyrtari më I lartë I policisë Shqiptare nuk tregoi se realisht policia nuk veproi dhe po bënte sehir. Ata parkuan makinat përballë mjetit pa targa të shtetasit Mehmet Greca, për të cilin vullnetari I Votës Arjan Hoxha dyshonte se po shpërndante lista emërore dhe për këtë arsye I kërkoi ndihmë policisë

Deklaratë Ard Veliu (22 prill 2021)

Pas mbërritjes së forcave të Policisë, konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i vrarë  shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

E vërteta sipas Gjykatës

Nga ana e punonjësve të policisë nuk është vepruar me shoqërimin e Mehmet grecës dhe në këtë moment  kanë ardhur në vendngjarje makinat Land Rover nga e cila ka dalë shtetasi MARIO CELA  dhe më pas ka ardhur mjeti Mercedez benz prej nga ka dalë MARSEL ROKA dhe mjeti tjeter nga e cila ka dale KLEMENT XHAFERRI , dhe nje shtetas me kapele dhe syze me veshje ne ngjyre jeshile me lara  praj nga ku kane zbritur GENTIAN SHARRA, ERALD LASKA, nga mjeti kane zbritur edhe viktima Pjerin XHUVANI, Elton Bodinaku dhe Luan Tabaku. Në këtë moment Elton Bodinaku është konfliktuar duke u sharë dhe shtyrë shtetasi Erjon Demushi I cili po filmonte.

Sapo e ka parë këtë gjë personi nën hetim Arbër Paplekaj është afruar me shpejtësi dhe në drejtim të personave që po shanin  duke u kapur me duar  dhe duke folur me shtetasin Luan Tabaku. Më pas viktima Pjerin Xhuvani është afruar, futur në mes dhe ka filluar të shtyjë me duar personin nën hetim (vrasësin e tij)  dhe pas tij janë afruar edhe Bodinaku dhe Klement Xhaferri dhe kanë vazhduar ta shtyjnë. Në vendngjarje në këto momente kanë qenë edhe punonjës të tjerë policie dhe nuk kanë ndërhyrë. Arbër Paplekaj në momentin që është shtyrë nga personat, tërhiqet mbrapa dhe nxjerr pistoletën me të cilën qëllon në drejtim të personave që po e qëllonin”

Në atë kohë drejtori I përgjithshëm nuk tregoi se realisht përpara syve të policisë gjendej dhe një person tjeter I rrezikshëm I veshur ushtarakisht , dhe me kapele dhe se si ndodhi përplasja cast pas casti. Gënjeshtra tjetër mes rreshtash lidhet me lënien e barrës vetëm një personi, të quajtur Arbër Paplekaj, dhe vetëm përkrahësve të një subjekti politik:

Ard Veliu 22 prill 2021

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike etj.”’

Por çfarë thotë Gjykata përpara se të shkojë tek provat

Nga krahu lindor I rrugës kryesore që përkon thuajse përballë vendit që ishte pozicionuar Arbër Paplekaj është qëlluar me dy armë të ndryshme nga persona të paidentifikuar që ishin në vendngjarje dhe ishin pjesë e dy  partive politike

Ard Veliu, gënjeshtra 4 (22 prill)

“’Grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.”’

Gjykata

U gjëtën 5 fletë me lista emrash dhe ID , 17 fletë formati, kopje kartash identiteti dhe pasaporta biometrike, 5 gurmë kopjues , formular patronazhi me emrin Met Dafllaku

Ard Veliu (22 prill)

Policia e Shtetit do vijojë me forcën e ligjit për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe proporcionalisht ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Gjykata:

Mos veprimi I trupës policore, në asnjë nga momentet e kësaj situate  shkon deri aty sa në vendngjarje përdoren armë, vritet një shtetas, plagosen katër persona, ku një ndër ta është efektive e policisë së posacme Shqiponja.

Në këtë konferecë drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu garantoi gjatë asaj conference se  policia e shtetit nuk kishte nevojë për frustim dhe për stres por për mbështetje, dhe se nuk duhej akuzuar ashtu sic media po raportonte. Ne kemi përgatitur të gjitha planet e nevojshme tha ish kryepolici Veliu që në atë kohë foli për grupe paramilitare, por asesi për të veprimet e Policisë që ai drejtonte.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img