Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Si futet nafta nga Maqedonia dhe shitet me 130 lekë në tregun e fruta-perimeve të Korçës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballaur çmimin e lartë të naftës në vend duke blerë naftë nga vendet fqinje si Maqedonia, e duke e shitur më pas në tregjet vendase.

albsig

spring

Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është rreth 60 lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 90 lekë për litër, nga 158 lekë që e blejnë në Shqipëri.

Pikat e karburantit në Maqedoni, që ndodhen afër me kurifin e Shqipërisë, 50 për qind të xhiros ditore e kanë vetëm prej drejtuesve shqiptarë të automjeteve, te cilet përdorin të gjitha mënyrat për të rritur volumin e serbatorëve të makinave, amdje I modifikojnë automjetet duke u vendosur serbatorë shtesë

Në rajon, Shqipëria mban çmimin rekord të karburanteve, ndërkohë që fqinjët tanë e ndjejnë uljen botërore, që ka pasur ari i zi në 2 vitet e fundit. Emisioni Fiks Fare përcolli mbrëmjen e djeshme mënyrën se si e shfrytëzojnë këtë fakt banorët e zonave kufitare. Ata falë edhe pozicionit të tyre gjografik kanë gjetur zgjidhjen. Makinat e tyre I furnizojnë me karburant ne shtetet fqinjë, madje bëjnë edhe tregti duke e shitur këtë naftë kontrabandë.

Në tregun e fruta perimeve në Korçë gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë arritur të gjejnë edhe naftë me një çmim të arsyeshëm 130 lekë/litri. Naftë e marrë nga Mqedonia dhe që shitet fare lehtë në tregun e fruta perimeve në Korçë. Gazetaret pasi blejnë 2 bidona me naftë përkatësisht një 21 litra dhe tjetrin 22 litra , i kërkojnë tregtarit nëse ai mund t’u sjellë më shumë. Një sasi prej 200 ose 400 litrash. Pasi shkëmbejnë numrat mjafton që gazetarët, të shtirur si tregtar, ta njoftojnë një ditë më parë dhe sasinë e kërkuar e kanë në destinacion.

Më pas gazetarët i drejtohen Strugës, ku bisedojnë me punonjes të një pike karburanti. Ai shpjegon arsyen se pse shume shqiptarë furnizohen me karburant në Maqedoni, madje aq sa edhe për ta tregtuar. Përveç çmimit të ulët prej 65 cent ose 90 lekë të naftës e importuar nga Greqia , tjetër arsye është se Maqedonia e ka akcizën e arit të zi më të ulët se Shqipëria. Në pamjet e sjella mbrëmjen e djeshme nga Fiksi, duken qartë makinat me targa shqiptare në rradhë për t’u furnizuar me karburant. Kishte edhe nga ata që donin ta shfrytëzonin në maksimum serbatorin e makinës , duke e ngritur në kriko, për të nxënë sa më shumë karburant në të. Por edhe hipja në bordurën e pompës, apo trotuarë, është një alternative e mundshme. Madje nevoja ka bërë që njerëzit të gjejnë edhe përshtatje të tjera, ku serbatorin e një makine me benzinë (serbatori i tyre është i madh) t’ua modifikojnë makinave me naftë. Në pamundësi për t’u zëvendësuar sebratorët, njëri nga shoferët në video pohon se e frynte serbatorin me kompresor, për qellimin e vetëm, të marr sa më shumë litra në të.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img