Të cilësuar si bashkëpunëtorët kryesore të policisë në betejën kundër krimit, informatorët me pagese luajnë një rol mjaft të rëndësishëm. Të njejtin rol ka luajtur edhe Bajram Mustafa, por ai ka thënë për emisionin “Xhungël” në Neës 24 se bashkëpunimi me policinë ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes.
Më tej ai tregon se si u trajtua, si u shpërblye dhe si u tradhtua në aktivitetin e tij nga oficerët e policisë që kishin për detyrë të bënin të kundërtën. Si dekonspirohen aksionet e policisë nga oficerë drejtues që njoftojnë para aksionit final grupet kriminale?
Pjesë e rrëfimit të ish-bashkëpunëtorit me pagesë të policisë, sot i larguar nga vendi:
“I çova sms ministrit ka ardhur një djalë. Ministri më tha mos ki frikë. I thashë e di se kam familje, kam një djalë, më tha mos ki frikë se të kam në besë. Shkova tek zyra e ministrit, në katin e dytë gjeta nja 4-5 vetë, një ndër ta Albert Pata. Ky Alberti ishte djali më i mirë aty çka pashë. I thashë kjo është ajo që di unë. Unë nuk e zgjedh armikun, mikun e zgjedh vetë. Unë e kam zgjedh Gramozin(Ruçi) dhe Sajmir Tahirin, i thashë. Unë jam një person me precedent penal, që jam dënuar për diçka që se kam bërë por nuk jam i interesuar të pasurohem duke vdekur dikush. Nëse shes një snajper, një armë, dikush do të vdes prej tyre. Tha po si mund të bëjmë ne. Unë i thashë kam këto oferta, unë mund ta gjej ku është në Mal të Zi vendi, mund të shkoj në Serbi ku është burimi. Pra, unë kam aq reputacion tek ky person sa mund ta sjell në Shqipëri pa lekë. Më thotë Pata na ke dalë si me qenë prej Zoti. Me i pre një krah krimit, duhet me pre që në Mal të Zi. Më tha unë e kam thikën në fyt. U çuan drejtorë e nëndrejtorë policie. Si përfundim më thanë shko dhe thuaj që vijmë nesër. I them atij, më thotë hajde kur të duash e ke derën e hapur. U ktheva dhe u them prapë këtyre. U mblodhën shefat e mëdhenj, më thanë nesër, e kishim lënë të takoheshim në Kamzë. Unë bie në komë diabetike, më çojnë në spital ushtarak. Më merr Berti në telefon, e hapin infermierët i tregojnë. Pas gjilpërave u çova, u nisëm. Unë me një djalë nuk ja di emrin, ishte oficer krimesh në Berat, shkuam morëm makina me qira dhe një prej tyre kineze, fuoristradë maxksimumi100 në orë dhe këta morën makina të tjera, plus makinën e policisë. Këta kishin marrë kameraman. U thashë po pati mundësi sekret, më thonë mos ki merak. Takimi do bëhej pasi kalon urën e Baçallakut. Erdhi Pjetri aty me një “Benz” me portobagazh. I thashë për këtë djalin, shefin e krimeve që është kunati im. Ky thotë kam vetëm 3 mijë euro. I tha nuk dua asnjë lekë. Sa armë do, 2 i tha ky, o Bajram më tha unë kam sjellë 4. Bjeri i thashë. Shkojmë tek shtëpia, ngarkohen minat, i thonë si përdoren. M’i dhanë minat mua. Aty vijnë pastaj policia, i bien, bëjnë si film, e shtrinë përtokë, i marrin minat, mua më thonë ik. Iki unë, e arrestojnë këtë. Erdha në Tiranë. Më vonë më merr në telefon një person dhe më thotë ke të fala nga Pjetër Babaj, nga burgu.
Shkova në Tiranë, më thanë firmos këtu dhe më dhanë 1 mln lekë. Firmosa. Tek Drejtoria e Policisë, nga pas ishte një lokal dhe ka ardhur Spartak Guma me letra. Isha bashkë me Bert Patën. Më tha më ke bërë nder. I thashë ju që e bëtë kaq baltë këtë punë të paktën thoni që është shpallur në kërkim filani, gjoja për mua. Po thanë, por as këtë se bënë. Letrën e firmosa në lokal edhe lekët aty m’i dhanë. I thashë pse e bëtë aty operacionin, thanë po kështu e ka parë ministri. Pas kësaj se kam takuar Tahirin, kam dashur por s’më ka takuar”, ka rrëfyer Bajram Mustafa.