Hapësire reklamuese

Politikë

Si është të jesh gruaja e kryeministrit? Linda Rama: Refuzova stafin e shërbimit në shtëpi, nuk kam roje sigurie. Kur iki jashtë me Edin, i paguaj vetë të gjitha

Shkruar nga Newsbomb
Si është të jesh gruaja e kryeministrit? Linda Rama: Refuzova

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama është sot në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, në intervistën e saj të fundit, pasi njoftoi largimin nga ekrani.

Tare e pyeti se si është të jesh gruaja e një kryeministri, ndërsa Linda Rama tha se nuk është aspak e lehtë, pasi shumë herë të veshin gjëra që ti nuk i ke dhe të bëjnë akuza pa bazë, kosto këto që duhen marrë parasysh.

Ajo tha "Ilva Now" se vetë ka zgjedhur që të heq dorë nga disa gjëra, siç është stafi i shërbimit në shtëpinë e tyre apo roja i sigurisë dhe shoferi. Linda tha se makinës i jep vetë, madje e përshkroi si një nga momentet më të bukura pasi udhëton me Zahon dhe bëjnë biseda mes tyre.

Lidhur me privilegjet që mund të ketë bashkëshortja e kryeministrit, Linda tha se ajo sa herë dëshiron ta shoqërojë Edin jashtë shtetit pa protokoll, i paguan të gjitha shpenzimet vetë.

Ilva Tare: Si është të jesh bashkëshortja e kryeministrit?

Linda Rama: Kur unë jam martuar me...do doja të shprehja njëherë mirëkuptimin tim për gratë që kanë qendruar në krahët e politikanëve të lartë shtetërorë, i kuptoj për sfidat që kanë kaluar. Doja të kujtoja shfaqjen e parë në publik të dilja me Edin në tetor 2010 ishin disa gazetarë dhe opinionistë që çfarë do të jetë Linda krah Edit politikan dhe më pas kryeministër. Ishte kryetar bashkie dhe shef opozite. E kujtoj atë moment, gazetari nënvizoi dy modele të grave bashkëshorte, zonjë të presidentit apo zonjë kryeministri. Ishte një model gruaje jo inspiruese që fut hundët dhe u ndjeva pak keq për këtë përcaktim dhe një model tjetër ishte një profil gruaja diskrete. Thashë me veten time si ka mundësi dy modele ka? Keq edhe mirë, s’ka tjetër? Kur Edi u bë kryeministër, dita e parë e Edit, e dija që gruaja e kryeministrit apo presidentit, kushdoqoftë, jeton në kushtet e paragjykimit të pandershëm, të vishen gjëra që nuk i ke. Kanë një kërkesë të vazhdueshme për të perfomuar. Janë në dorë të shtetit të themi. Unë ditën e parë isha e vëmendshme të dija çfarë do të thotë të jesh gruaja e kryeministrit, unë refuzova ekipin e shërbimit që duhet të shërbente në familjen e kryeministrit. Ne vendosëm që të jetonim në shtëpi tonën jo rezidencë qeveritare. Doja të shmangia çdolloj situate që unë e quaja jo të arsyeshme. Në kryeministri është një mjedis si lokal i vogël me trëndafila sepse aty nëse do qendronte vonë e dija që aty do mund të hante, e dija që s’do kishim shumë nevojë në shtëpi, se në shtëpi jam unë. Momenti më i bukur është me Zahon, unë drejtoj timonin dhe ai është mbrapa. Komunikojmë bashkë, e çoja nëpër kurse, se dua të më mbaj mend mua si shoqëruese. Unë i jap makinës vetë se dua t’i jap, jo të kem shoqërues. Dua të marrë vendimet vetë, nuk kam punonjës sigurie. Vendosa të mos e shoqëroj asnjëherë Edin jashtë shtetit, nëse nuk është protokollare. Ka patur raste që kam ikur me Edin që nuk e ka parashikuar axhenda, por e kam paguar vetë të gjithën pa ndërhyrë në buxhetin e shtetit. Tjetra që kam bërë, kam qendruar në distancë me pushtetin e Edit. Unë jam prezente dhe shoqëruese me të në aktivitete brenda vendit. Në shtet nuk kam gjetur mendim të arsyetuar se kur bashkëshortja duhet të jetë me kryeministrin, dhe unë këtë seleksionim e kam bërë vetë. Që t’i jap një kuptim arsyes se pse unë e shoqëroj atë. Kisha një kuriozitet shumë të madh. Çfarë shtrihet pas kësaj. Dhe ndonjëherë rrallë flisja, ndonjëherë ndonjë fjalë për gazetarët, ndonjë fjalë në kongres apo prononcim jashtë vendit, shuëm rrallë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll