Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Spanja nuk e njeh si shtet, Pacolli motivon çunat: Po i rrahët do ju shpërblej, sot do e ‘njohin’ ata cila është Kosova

Shkruar nga Newsbomb
Spanja nuk e njeh si shtet, Pacolli motivon çunat: Po i rrahët do ju

Sot në orën 20:45 kombëtarja e Kosovës do të përballet me Spanjën në kuadër të kualifikuese të Botërorit 2022.

Spanja nuk e njeh si shtet Republikën e Kosovës dhe që në krye të ditës pa startuar sfida janë hasur problematika të mëdha.

Ndërkohë politikani dhe biznesmeni i suksesshëm Behgjet Pacolli ka deklaruar se nëse kombëtarja e mund Spanjën atëherë ai do t’i shpërblejë ata në mënyrën e tij.

“Sonte ky shtet pa dyshim do ta "njeh" kush dhe cila është Kosova!”, shkruan Pacolli në Facebook.

Shënimi i plotë

Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta "njeh" kush dhe cila është Kosova!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll