Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Si e “vranë” deputetin!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Deputeti ka qenë një figurë e nderuar e komunitetit dhe e shoqërisë në përgjithësi, një person me integritet, i mirëarsimuar, i aftë dhe përgatitur profesionalisht, kontribues në një mënyrë apo në një tjetër për të mirën e përgjithshme, dinjitoz dhe i moralshëm.

Kam parasysh deputetët e parlamentit të parë pluralist, ku shumica ishin personalitete të njohur e të vlerësuar nga fusha të ndryshme të jetës. Ishin pedagogë, akademikë, ekonomistë, mjekë, juristë, inxhinierë… Ishin njerëz të arsimuar, që flisnin e shkruanin në gjuhë të huaj, individë që përfaqësonin një komunitet të caktuar ose të paktën një kategori profesionale. Mbi të gjitha, ishin njerëz të përgjegjshëm për misionin e tyre të rëndësishëm si ligjvënës, persona që kishin në dorë të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Sot nuk është më kështu.

Deputetët e sotëm janë shumë të ndryshëm nga ç’kanë qenë e si duhet të jenë!

Çfarë ndodhi?

Si “e vranë” figurën e deputetit?

Transformimi cilësor i deputetëve në parlament ka ndodhur gradualisht në vite. Ai është përkeqësuar vazhdimisht, aq sa në legjislturat e fundit, salla e kuvendit ka qenë e mbushur më së shumti me horra, halabakë, të korruptuar dhe persona me rekorde kriminale.

Në vitet e para të demokracisë, krimi e korrupsioni kanë qenë shumë larg të distancuar nga deputeti. Një i korruptuar dhe një kriminel, nuk kishte afërsi fizike, njohje apo miqësi me një deputet. Me fat ishte ndonjë syresh që njihte njërin që njihte njërin që ishte i afërti i një deputeti. Salla e kuvendit ishte pothuaj e paarritshme për njerëz të tillë.

Me kalimin e viteve, në kushtet e një ekonomie “tregu” krejtësisht informale, u pasuruan kryesisht njerëz të një kategorie të caktuar. Persona ambiciozë, të arsimuar pak, të korruptueshëm e korruptues, të paskrupullt deri në krim, të cilët për të arritur qëllimin e tyre të pasurimit të shpejtë e të palimit, kishin nevojë të pashmangshme për mbrojtjen e politikës dhe ndikimit në drejtësi. Pak nga pak, këta “pasunarë të rinj”, e lanë mënjanë ndrojtjen dhe iu afruan pushtetit. Për shkak të ndikimit të tyre në rritje në komunitet, politika kuptoi se nuk mund të vinte në pushtet pa ndihmën e “bajraktarëve” të tillë. Këta nuk ishin akoma gati të futeshin vetë në parlament, sepse ishin të pashkolluar dhe imazhi i deputetit ishte akoma diçka e largët për ta, por ata sponsorizuan njerëz “me diploma” dhe mundësuan futjen e tyre në parlament dhe në pozicione të tjera të pushtetit ekzekutiv dhe lokal, duke shtuar kontrollin e tyre në punët e shtetit. Kjo zgjati pak a shumë për një dekadë. Hapja e Universiteteve ku bliheshin diploma, ose blerja e tyre në Universitete shtetërore, u “regulloi” letrat këtyre individëve dhe në legjislaturat pasardhëse, të veshur me kostume të shtrenjta, ata bubrruan në institucionin më të lartë të vendit, në Parlament. Përveç këtyre, në parlament u dyndën edhe njerëz me rekorde kriminale, profesionistë të dështuar por ambiciozë, servilë të pacipë partish, duke i nxjerrë deputetët dinjitozë në një minorancë të dukshme.

Kulmi u arrit pas “djegieve të mandateve” të opozitës, ku individë më pak se të zakonshëm, të cilët thjesht kishin ofruar emrin e tyre për të plotësuar lista deputetësh të partive fantazëm, morën mandatet dhe u bënë deputetë në Parlament… pjesa tjetër është histori e freskët!

Pas pak javësh, do të na duhet të riformatojmë Parlamentin.

E mira do të ishte që veç “partisë së zemrës”, të peshonim mirë edhe personin që do të ulim në karriget e atij tempulli; shqiptarin që do të quajmë deputet!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img