Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Si e shkeli Berisha rezolutën e "Foltores", deklaroi se s’do bojkotojë asnjë proces, por sot u largua nga votimi për Begajn

Shkruar nga Newsbomb
Si e shkeli Berisha rezolutën e "Foltores", deklaroi se

Në Kuvend pasditen e sotme u votua për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashkë me deputetët, anëtarë të Grupit të Rithemelimit, u largua nga seanca vetëm pak minuta pasi ajo nisi.

Berisha me Albana Vokshin, Belind Këlliçin, Ina Zhupën, Tritan Shehun etj, bojkotuan seancën, ku do votohej për pasardhësin e Ilir Metës.

Mirëpo rreth një muaj më parë në Kuvendin e PD të mbajtur me 30 prill, u miratua rezoluta ku thuhej se PD do të distancohej nga praktika e bojkotit, por si duket Berisha këtë e ka harruar shpejt.

“Partia Demokratike është e vetëdijshme dhe e vendosur t’u japë fund praktikave jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike. Partia Demokratike:

Dënon dhe distancohet nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve. Partia Demokratike solli pluralizmin dhe liritë politike në Shqipëri dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë direkt apo indirekt pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar pluralizmin dhe kufizuar lirinë e zgjedhjes politike të qytetarëve” thuhej në rezolutë.

Vetëm një ditë më parë Berisha tha se nuk do ta bojkotojnë seancën, por që do të votonin kundër, ndërsa ditën e sotme janë larguar sapo seanca nisi.

“Është detyrë e opozitës ti japë Ramës përgjigjen e merituar. Nesër në seancë për të votuar kundër, nuk bojkotojmë. Do luajmë rolin tone” tha Berisha ditën e djeshme.

Kujtojmë që Bajram Begaj është votuar me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, si president i ri i Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll