Një nga viktimat e sulmit terrorist në Stamboll kishte postuar një mesazh në profilin e saj në Facebook, pak para se të nisej në udhëtim drejt Turqisë së bashku me të fejuarin e saj.
26-vjeçarja postoi një mesazh rrëqethës në Facebook:
“Besoj se do të kënaqemi, në rastin më të keq unë do të vdes nga ndonjë shpërthim dhe do shkoj te mami im”, shkruante 26-vjeçarja Rita Chami, nëna e së cilës kishte ndërruar jetë kohët e fundit për shkak të kancerit, raporton Newsbomb.al.
Rita dhe i fejuari i saj, Elias Wardini udhëtonin shpesh nëpër Europë. Ata zgjodhën klubin e tragjedisë në Turqi, ku terroristi qëlloi me breshëri plumbash mbi 120 herë, plumba që prekën 26-vjeçaren. Elias shkoi për ta ndihmuar por sipas dëshmitarëve u godit nga plumbat dhe të dy vdiqën në krahët e njëri-tjetrit. /Newsbomb.al