Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Si e paralajmëroi Newsbomb.al dështimin e sistemit operativ indian te "One Albania"

Shkruar nga Newsbomb

Kompania celulare "One Albania" është prej dy ditësh në kolaps total, pas një sulmi të rëndë kibernetik nga rrjeti i hakerave "Drejtësi për Atdheun". Hakerat njoftuan dje se kanë marrë dhe asgjësuar 2 PetaBytes të dhëna të "One Albania", ose sa 500 miliardë fletë formati të printuara.

Mirëpo, ky sulm është paralajmëruar nga Newsbomb.al për herë të parë tetë muaj më parë, në Prill 2023.

Ne mësuam ekskluzivisht se “ONE Albania” kishte vendosur atëkohë të largonte sistemin operativ gjerman që përdorte dhe kishte instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, i njohur si “BOSS”.

Lexo edhe: SKANDAL I MADH/ Hakerat godasin “ONE ALBANIA” dhe zhdukin të dhënat e shqiptarëve

Për tetë muaj me radhë, ky sistem i dështuar ka futur në kolaps kompaninë celulare dhe sot është në një situatë të paprecedentë, me informacione të pakonfirmuara se është futur në shërbim me antenat telefonike të një operatori tjetër celular që vepron në Shqipëri.

Kjo ka shqetësuar dhe ekspertët e telekomunikacionit, të cilët kur Newsbomb.al nisi investigimin, i i thanë se është e papranueshme që një kompani celulare që ka në dorë numrat dhe të dhënat e më shumë se 1 milion shqiptarëve të vendosë të instalojë një sistem të dështuar operativ siç është ai indian BOSS.

Lajmi i raportuar ekskluzivisht nga Newsbomb.al 8 muaj me pare Lajmi i raportuar ekskluzivisht nga Newsbomb.al 8 muaj me pare

Kjo, thanë ata, cënon rëndë sigurinë kombëtare, pasi Shqipëria është një vend i NATO-s dhe nuk mund të largohet nga sistemet perëndimore, për të përqafuar që nuk kanë sukses e as përvojë në fushën e telekomunikacionit. Ky shqetësim prej dje është provuar i vërtetë dhe sot "One Albania" nuk ka akses në të dhënat e veta e as të abonentëve.

Dështimi i sistemit operativ indian “Bharat Operating System Solutions”, i njohur si “BOSS” u pa edhe kur kompania në fjalë tentoi procesin e bashkimit/unifikimit me Albtelecon SHA.

Lexo edhe: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

Më datë 1 Prill 2023 kur ishte lajmëruar se do të kryhej automatikisht procesi i kalimit të gjithë abonentëve të “Albtelekom” në rrjetin e ri të “ONE Albania”, shërbimi është ndërprerë për të paktën 7 orë dhe në përfundim bashkimi i dy kompanive ka dështuar. Shkak është bërë pikërisht ajo që ne parashtruam më sipër, vendimi për të instaluar një sistem operativ indian.

Këto dështime i kanë "ngrënë kokën" deri tani Róbert Budafoki dhe Svetoslav Nanchev.

I pari, drejtues i 4iG International, kompania e re e telefonisë që ka marrë në pronësi ONE Albania dhe Albtelekom, u emëruar në qershor 2022 dhe u shkarkua një vit më pas për shkak të dështimeve të shumta.

CEO hungarez i kompanisë së telefonisë 4iG International, përfaqësues për filialet One Crna Gora në Mal të Zi, si dhe One Telecommunications dhe ALBtelecom në Shqipëri, u shkarkua nga posti.

Róbert Budafoki, CEO i shkarkuar i 4iG International

Ekspertiza profesionale e Róbert Budafokit konsistonte në planifikimin strategjik, mbikëqyrjen e situatave komplekse, si dhe menaxhimin e integrimit të kompanive shqiptare, por mesa duket idetë e tij kanë dështuar, duke bërë që ONE Albania të vijë vetëm me një imazh të ri, por me sistem jofunksional dhe shërbim që nuk i përgjigjet nevojave të klientit.

Lexo edhe: Bien sistemet e ONE ALBANIA në gjithë Shqipërinë, kompania kthen punonjësit në shtëpi

Pa u bërë ende një muaj nga ky shkarkim, i një prej njerëzve më të rëndësishëm brenda bordit drejtues të kompanisë celulare, Newsbomb.al raportoi ekskluzivisht dhe ikjen e një tjetër personazhi.

Svetoslav Nanchev, shefi bullgar i IT-së së kompanisë celulare ONE Albania, u shkarkua nga detyra. Pas muajsh dështime të njëpasnjëshme, në Maj 2023 është marrë vendimi që Svetoslav Nanchev të shkarkohet nga detyra.

Svetoslav Nanchev, shefi bullgar i IT-së së ONE Albania

Ai iu bashkua kompanisë në vitin 2019 dhe bashkë me ekipin e tij, ishin përgjegjës për përmirësimet e harduerit dhe softuerit. Por, sistemi operativ indian që u implementua ka lanë pa shërbim mijëra abonentë në gjithë vendin dhe “koka” e Svetoslav Nanchev ka qenë e radhës.

Tashmë, është koha që autoritetet përgjegjëse në Shqipëri të zgjohen nga gjumi letargjik ku kanë rënë prej muajsh dhe të marrin masa, për ofruesin e shërbimeve të telefonisë dhe interneti që ka në dorë të dhënat e më shumë se 1.2 milionë shqiptarëve. Ose, që i kishte derio dje...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese