Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Si e eleminoi Gjermania Francën nga “çështja greke”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

84c673a5d2c1a715d5f1765c57069b44

Sot grekët i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar në lidhje me masat e propozuara nga kreditorët e huaj. Pas 5 vitesh në një krizë të thellë, duket se grekët kanë vetëm një “armik”, kancelaren Angela Merkel. Por si arriti Gjermania të ishte faktori i vetëm që vendos për fatin e Greqisë dhe gjitha Europës?

Në fillimet e krizës greke kishte dy aktorë kryesorë që përpiqeshin për një zgjidhje në të mirë të gjithë Europës, Franca dhe Gjermania. Takimet e shpeshta të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarcozy jepnin mesazhin se boshti i fortë Berlin-Paris nuk do lejonte një përkeqësim të situatës dhe se Greqia do të ndihmohej të dilte sa më shpejt nga situata e rëndë në të cilën ndodhej.

Nga viti 2009 deri në 2012 Gjermania dhe Franca demostronin unitet të fortë sa i përket bindjes së Greqia duhej të shpëtohej nga falimentimi, ndërsa ishte Berlini ai që ngulte këmbë për përfshirjen e aktorëve priavat si FMN-ja në zgjidhjen e kësaj çështje, transmeton newsbomb.

Merkel Sarkozy want new Europe treaty BBLVLMU x largeMegjithatë, Franca tregoi se ekonomia e saj ishte e pafuqishme për të marrë përsipër shpëtimin e Greqisë dhe Eurozonës. Takimeve të shpeshta Merkel-Sarkozy do i vinte fundi kur në “Elyse” do hynte presidenti i ri François Hollande. Zgjedhja e Hollande u shoqëruar madje me përplasje mes Merkel dhe presidentit francez për mënyrën se si këto dy vende kishin trajtuar deri më tani krizën ekomonike që kishte goditur Europën.

Hollande menjëherë pas zgjedhjes si president u fokusua tërësisht në shpëtimin e vendit të tij nga një krizë ekonomike, çka do të ishte fatale për gjithë Europën. Ishte ky momenti kur Merkel e kuptoi se Franca nuk i hynte më në punë, duke marrë përsipër çdo kosto politike dhe ekonomike, e ndihmuar kjo padyshim nga një ekonomi e brendshme që njihte vetëm rritje.

3 vjet pas zgjedhjes së Hollande në krye të Francës nuk flitet më për boshtin Berlin-Paris, por është Gjermania e Merkel ajo që mban në duar të gjitha letrat dhe në fund vendos se si do i përdorë ato.

Lexo edhe: Referendumi/ Voton Tsipras: Triumfoi demokracia

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img