Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot nga Asambleja Kombëtare e PS “formulën” e zgjedhjes së drejtorëve të rinj në burgje.
Kjo mënyrë zgjedhjeje, që kryeministri e zbuloi hapur, është e njëjtë me atë të prefektëve zgjedhur disa muaj më parë.
Drejtorët e rinj të burgjeve do jenë nga radhët e Forcave të Armatosura.
“Në konkurset për drejtorët e rinj të burgjeve, përparësi do të ketë kandidatët me role organizativ dhe eksperiencë në Forcat e Armatosoura. Dua mirëkuptimin e deputetëve. Burgjet nuk janë degë partie. Nuk duam që burgjet t’i marrim nga oborri i LSI-së t’i cojmë te oborri i PS-së”, u shpreh kryeministri.
Sondazh
Poll