Hapësire reklamuese

Politikë

Si do ndryshojë formula për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ekspertja Anastasi: E përfundojmë brenda janarit

Shkruar nga Newsbomb

Parashikohen ndryshime në Kushtetutë sa i përket zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Për përmbushjen e reformës në drejtësi, për të cilën është ngritur edhe një komision parlamentar.   Ekspertja Aurela Anastasi ka komentuar sot mënyrën si do zgjidhen anëtarët e Gjykatës dhe kryetari i saj.

‘’Mendojmë ta mbyllim brenda janarit’’, tha Anastasi për amendimet e kësaj pjese të Kushtetutës.

“Formula mbizotëruese është ajo që parashikon kompetenca të ndara të organeve kushtetuese për emërimin e 1/3 të anëtarëve, pra  3+3+3. Të zgjedhur nga Presididenti,  Kuvendi dhe organet e pushtet gjyqësor. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka shumë mundësi të mbetet një zgjedhje e vetë Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e anëtarëve ka procedurat e veta. Po gjithmonë zgjedhja e anëtarëve është ajo që ne e quajmë sistem 1/3 midis organeve të përcaktuara.

Sot mbyllet diskutimi për Gjykatën Kushtetuese dhe për të vazhduar me gjykatat e tjera.

Ne duam ta përfundojmë sa më shpejt për të qenë sa më korrekt me kërkesat e Komisionit të Venecias, brenda muajit janar”, tha Anastasi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu