Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

“Si do i ndihmoni shqiptarët?”, debat “serioz” për ekonominë, zv.ministri i përgjigjet Telitit të PD: Ç’ke mo, pse eksitohesh kaq shumë?

Lajme të ngjashëm

Dorian Teliti i PD dhe zv.ministri Besart Kadia janë përplasur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në televizion teksa flisnin për krizën e çmimeve në vend dhe rritjen e inflacionit. Eksperti i ekonomisë i ka kërkuar përfaqësuesit të qeverisë që të tregonte sesi do i ndihmojnë shqiptarë.

Mirëpo, debati mes Telitit dhe Kadisë jo vetëm që nuk ka prodhuar një përgjigje për shqiptarët, por të dy përfaqësuesit politikë kanë nisur të hedhin kunja e të bëjnë ironi mes tyre.

“Po mos u eksito kaq shumë more. Këto stile diskutimi si të gjimnazit, boll tani të lutem”, i tha zv.ministri Besart Kadia përfaqësuesit të opozitës, ndërsa ky i fundit insistonte që kundërshtari politik t’i tregonte skenarët e Ministrisë së Financave.

Debati në emisionin “Open”

Teliti: A do t’i ndihmoni njerëzit në nevojë? Nëse po, kur dhe me çfarë?

Kadia: Sot nuk marrin gjë, por ti pasiguritë i ke shumë të mëdha në ekonomi. Kanë përgjegjshmëri politikat fiskale dhe si shpenzohen paratë. Sa e ke sot inflacionin në vendet e zhvilluara si Turqia? Mund të ma thuash pak?

Teliti: Ta them unë, sot në Shqipëri…

Kadia: O Dorjan, ma thuaj për Turqinë, apo do thuash sërish shifrat që the më parë?

Teliti: Unë jam përfaqësues i opozitës për shqiptarët. Ju nuk po bëni asgjë. Dallimi mes nesh dhe juve është që ne mund të japim sugjerime. I keni braktisur të tërë shqiptarët.

Kadia: Po mos u eksito kaq shumë more. Këto stile diskutimi si të gjimnazit, boll tani të lutem.

Teliti: A do i ndihmoni shqiptarët?

Kadia: Po.

Teliti: Kur?

Kadia: Ta them pastaj. Financat publike kanë skenarë o Dorjan.

Teliti: Cili është skenari?

Kadia: Çfarë ke mo se s’po të marr vesh. Çfarë të dhemb, lekët e qytetarëve, oligarkët? Çfarë të dhemb, se s’po të kuptoj. Më shih në sy kur flet, mos flit në ajër.

Teliti: Mund të japësh përgjigje si do i ndihmoni shqiptarët, se je zëvendësministër?

Kadia: Siç i kemi ndihmuar. Po boll tani.

Më shumë