Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Si do e mundësh Ramën kur je kaq i vogël? Shehaj: Në ndeshje fizike do e kisha të vështirë, në politikë e mund! Me Bashën patëm ftohje pas 25 prillit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka qenë i ftuar sot në “Zonë e Lirë” ku ka folur për këtë mision të radhës që ka ndërmarrë.

Mirëpo duke e marrë të mirëqenë se mund të bëhet kryetar partie, ai është pyetur nga Çani i cili citoi qytetarët, se “si mund ta mundi Ramën kaq i vogël sa është”?

“Po të ishte ndeshje fizike do e kisha të vështirë, në politikë e mund”, tha Shehaj.

Gjithashtu ai pohoi zërat që dolën nga PD, se mes tij dhe kreut aktual Lulzim Basha ka pasur një ftohje para dhe pas 25 prillit 2021.

Çani: Ka disa njerëz në politikë, ata që e shohin politikën si spektakël dhe argëtohen, që nuk e shohin si diçka serioze, ata thotë ore Rama është 2 metra, si mund ta mundi një si Agron Shehaj që është i vogël, i imët, elegant, si i përgjigjesh këtyre zërave?

Shehaj: Po të ishte një ndeshje mundjeje do e kisha të vështirë, po në politikë nuk shoh asgjë të vështirë apo të pamundur. Besoj se mund ta mund, kam ide, vullnet dhe vizionin. Kam besueshmërinë dhe dëshirën për ta ndryshuar PD-në.

Çani: E kuptoj. E ke pasur këtë ambicie dhe si ka mundësi që nuk e kemi kuptuar?

Shehaj: S’kishe nga ta kuptoje se nuk e kam pasur ambicien deri para disa ditësh.

Çani: Është e vërtetë që mes teje dhe Bashës ka pasur një ftohje para, por dhe pas 25 prillit?

Shehaj: Po e vërtetë është.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img