Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Si çdo ditë me ‘look’ të ri, Grida Duma “vjedh” citimin e Yuri Kim: Ata që duan ndryshimin të votojnë për ndryshimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma është një nga politikanet më të spikatura në vendin tonë për shkak të oratorisë dhe përgatitjes që ka, por edhe për pamjen e hijshme që nuk nguron gjithmonë ta nxjerrë në pah.

Dumën e shohim çdo ditë, sidomos në kësi kohësh fushate, që ndryshon ‘look-un’, veshjen apo dhe modelin e flokëve, duke u kujdesur që të duket e kuruar në maksimum.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një foto, teksa shihet në profil me një veshje ngjyrë tulle e hapur, duke u kombinuar me ambientin e ngrohtë që e rrethon. E sipër fotos shkruan një fjali të thënë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim në një emision televiziv.

“Ata që duan ndryshim do të votojnë për ndryshimin, ata që duan kriminelë, do të votojnë për kriminelët”.

174060096 1954235871408714 2785142685938701256 n

Ky citim i Yuri Kim u keqinterpretua nga mediat pranë opozitës, të cilat e morën të mirëqenë se fjala e ambasadores ishe për shqiptarët një thirrje për të votuar PD, por jo, deklarata ishte në një kontekst më të gjerë, teksa Kim fliste për politikanin dhe biznesmenin Tom Doshi.

Vetë diplomatja amerikane e sqaroi sot se ajo është njeri e drejtpërdrejtë dhe nuk flet me mesazhe të koduara.

“Nëse doja t’ju rekomandoja një parti për të votuar, do e thoja”, deklaroi sot Yuri Kim nga Fieri.  

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img