Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Si asnjëherë më parë, ekipet shqiptare ‘fluturojnë’ në turin e dytë të Europa League

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

972af92a7c2d271e3b7b7a431007373f

Kukësi dhe Laçi janë dy ekipet e tjera shqiptare që kanë arritur të kualifikohen në turin e dytë kualifikues të Europa League.

Kuksianët mposhtën në stadiumin “Air Albania” bullgarët e Slavias së Sofias me rezultatin 2-1. Ka qenë Eze që në të 57 minutë ka kaluar Kukësin në avantazh, ndërsa ka barazuar në të 81 minutë Krastev. Kur gjithçka po shkonte në shtesë, ka menduar Cooper që ka shënuar golin e fitores dhe atë të kualifikimit.

Ndërsa ekipi i Laçt mes shumë vështirësive ka arritur të triumfojë me penallti në ndeshjen ndaj Keslas në Azerbajxhan. Laçianët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 72-të, pasi Lukas Ramos u ndëshkua me kartonin e kuq.

Edhe pas minutave shtesë nuk pati ndryshim rezultati nga ai i fillimit të ndeshjes, me ekipet që iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë.

Nuabueze, Lushkja, Rrapo, Mazrekaj dhe Ingnjatovic nuk gabojnë, ndërsa portieri Sherri bën heroi duke pritur penalltinë e fundit të kapitenit të skuadrës azere, Qyrtomov.

Disa orë më parë ka qenë edhe ekipi i Teutës që është kualifikuar për në raundin tjetër pasi ka mposhtur me rezultatin 2-0 izraelitët e Beitar Jerusalem.

Kështu të tre ekipet shqiptare kalojnë në turin e dytë kualifikues të Europa League, ndërsa në turin e tretë të këtij kompeticioni do të luajë edhe ekipi i tiranës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img