Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shyqyri Alushi u nda nga jeta, çfarë i kërkonte shtetit i biri pak ditë më parë

Shkruar nga Newsbomb

Shyqyri Alushi “bilbili” i muzikës popullore shkodrane dhe Artisti i Merituar është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare.

Alushi ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të hëne. Lajmin e hidhur e bënë me dije familjarët e të ndjerit.

Alushi prej ditësh ishte i shtruar në spital, ku merrte dhe trajtim për shkak se vuante nga ishemija. Ndërkohë, familjarët e tij përmes medias, i bënë apel shtetit për t’i ardhur në ndihmë ikonës së shquar për kontributin e dhënë në fushën e artit.

Ishte djali i tij, i cili bëri apel për ndihmë, pasi po i blinin medikamentet me lekët e tyre sepse pensioni i tij prej 170 mijë lekësh të vjetra nuk mund ta përballonte.

I biri tha se ndonëse bluzat e bardha kanishin treguar kujdes, ata kërkojnë që ilaçet të blihen vetë nga familjarët.

"Baba jem është i shtruar në spital, jemi përballur me mungesën e ilaçeve. Ble përditë e ble përditë, sot u mërzita, u revoltova, pse thashë ti paguaj unë, ai vetëm 170 mijë lekë pension ka. Të lihet Shyqyri Alushi me këtë pension është turp.

Shkodra në fakt ja ka dhënë çfarë ka pasur mundësi, ka ngecur puna në Tiranë, nuk ja japin pensionin e veçantë. Falemners për stafin e spitalit. Babai ka pësuar ishemi, jam i pakënaqur shumë me pushtetin, marrin tituj fëmijët që babai im ka mësuar dhe të mos marrë ky?!”, u shpreh i biri i këngëtarit.

Shkodra i kishte dhënë disa tituj Alushit, por kjo nuk majftonte. Ndërsa, nuk është hera e parë që artistët, pavarësisht kontributit të tyre të vyer, jetojnë në varfëri e mjerim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.