Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Shyqyr që na erdhi dita ta bëjmë", qytetarët +18 vjeç më të sigurtë pas vaksinimit: Një nismë e suksesshme dhe e nevojshme

Shkruar nga Newsbomb
"Shyqyr që na erdhi dita ta bëjmë", qytetarët +18

Sot është dita e dytë e procesit të vaksinimit +18 vjeç, ku një numër i lartë qytetarësh kanë marrë dozën e vaksinës kundër Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se ky proces po vijon në të gjithë vendin, ndërsa qendrat e vaksinimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Qytetarët, të cilët morën vaksinën shprehen se kjo është një nismë e sukseshme dhe e nevojshme për këtë kategori moshe.

"Një nismë e suksesshme për faktin se është 18+ dhe besoj se kjo pjesë ishte e nevojshme që të bënim vaksinën", thotë një qytetare.

"Tani pas vaksinës, ndihemi më të sigurtë", shprehet një tjetër qytetare.

"Shyqyr që na erdhi dhe dita ta bëjmë", tha një qytetare.

"Duhet bërë patjetër vaksina që të zhduket ky virus", u shpreh një tjetër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.