Hapësire reklamuese

Politikë

“Shyqyr që ekziston Google”, Murrizi akuzon Lajçak dhe Borrell: Dy komunistë pro-serbë

Shkruar nga Newsbomb
“Shyqyr që ekziston Google”, Murrizi akuzon Lajçak dhe

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pjesë  nga biografia e  të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ndaj shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Murrizi i akuzon si komunistë pro-serbë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe se me ta lufta është afër.

Sipas tij, një 76-vjeçar spanjoll si Josep Borrell nuk mund të jetë krah Kosovës, kur vetë Spanja është një nga vendet e BE-së që jo vetëm nuk ia ka njohur pavarësinë.

“Shyqyr që ekziston “Google” që njohim se çfarë komunistësh drejtojnë BE-në dhe negociojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

Si mund të jetë pro Kosovës një komunist 76-vjeçar spanjoll si Josep Borrell, kur vetë Spanja është një nga vendet e BE-së që jo vetëm nuk e ka njohur Kosovën, por është deklaruar pro Serbisë dhe kundër Kosovës me një urrejtje patologjike????” shkuan Murrizi.

Ndërsa për Lajçak, ish-deputeti shkruan se ka përfunduar studimet në Moskë dhe është burokrat hipokrit që mban zinxhirin rus në qafë.

“Si mund të jetë negociator i pa anshëm një ish-komunist i Çekosllovakisë i viteve 1983-1990 si Miroslav Lajçak, kur ishte kulmi i Luftës së Ftohtë mes Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik e vendeve komuniste si Çekosllovakia, dhe që ka mbaruar studimet në Moske e që “nuk” qenka spiun i KKB-së Ruse, apo pro Serb gjenetik kur nga emri është një Sllav shqeto???

Një BE burokratike e molepsur nga burokratë hipokritë që kanë zinxhirin rus në qafë nuk mundet kurrë të jetë e drejtë dhe e pa anshme kur bëhet fjalë për serbët dhe shqiptarët.”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese