Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shumica të moshuar, procedohen 5 persona për zjarrvënie të qëllimshme nga Lezha në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
Shumica të moshuar, procedohen 5 persona për zjarrvënie të

Policia e Shtetit përgjatë 24 orëve të fundit ka proceduar 5 persona për zjarrvënie të qëllimshme në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë.

Në Lezhë, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë.

Në Gjirokastër, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" për shtetasin P. Ç., 57 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i zjarrit në fshatin Mashkullorë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

U referuan materialet në Prokurori për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" për shtetasin V. B., 67 vjeç, banues në fshatin Llovinë, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Llovinë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke.

U referuan materialet në Prokurori për shtetasin M.B., 65 vjeç, banues në fshatin Qesorat, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Qesorat, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Në Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit B. S, 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm. Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe  200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll