Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

“Shumë vende po mbyllen nga varianti i ri i Covid”, Rama paralajmëron: S’mund ta kalojmë sikur s’po ndodh asgjë, mund të rishikojmë masat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundit të 2021, ku po flet për çështje të ndryshme.

Ai ka folur dhe për situatën e pandemisë. Rama ka paralajmëruar se varianti i ri Omicron ka mbyllur shumë vende dhe se edhe në Shqipëri mund të merren masa të reja.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për spitalin Infektiv, duke thënë se ky spital do të rindërtohet nga themelet dhe se do të ketë standarde Evropiane.

“Deri tani ia kemi dalë arsyeshëm, duke garantuar një jetë goxha të çliruar dhe duke i dhënë mundësi ekonomisë të ringrihet nga humnera ku u gjendëm të gjithë vitin e shkuar, por dua të theksoj se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për shkak të një varianti të ri që po mbyll vendet e reja.

Kështu vendimet po merren vend pas vendi, ne nuk do ngutemi por nuk mundet ta kalojmë sikur nuk ndodh asgjë dhe ndodh që disa masa të rimerren. Pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë. Paralelisht kemi garantuar dozat, vaksinimi ecën por jo si duhet të ecte. Një numër i konsiderueshëm janë vaksinuar jashtë sidomos ata që kanë një lidhje të vazhdueshme me Italinë dhe Greqinë. Pra kemi garantuar vaksinën. Jemi përgatitur për spitalin e ti Infektiv, që do të thotë që ai i vjetri do të thotë rindërtim nga themelet dhe modernizim të ri. Kemi 56 ambulanca të shërbim të urgjencës”tha Rama ndër të tjera.

Më shumë




spot_img








spot_img