Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

“Shumë mirë që ke vënë dorezat”, Rama batuta me infermieren: Janë dembelët aktivë që s’të lënë të punosh

spot_img

Lajme të ngjashëm

c68d81df48ca09d0aee015544d60556b

Nis sot vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve dhe personelit kujdestar në Tiranë.

Gjatë vizitës, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk nuk ka lënë mënjanë as batutat, duke ironizuar nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili, që një ditë më parë kishte denoncuar kryerjen e vaksinimit pa doreza në Shkodër.

Infermierja i tha Ramës se procesi i vaksinimit nuk ka nevojë për doreza, ndërsa kryeministri Rama përmendi një shprehje të Faik Konicës.

Pjesë nga biseda:

Rama: Shumë mirë që i keni vënë dorezat sot se janë inspektorët në Facebook edhe në portale…

Infermierja: Vaksinimi nuk do doreza, ne jemi mjeshtra prej 30-vjetësh.

Rama: Po mua më thua, unë nga ju e kam mësuar, por janë inspektorët në Facebook e ke parasysh. Si thoshte Faik Konica, janë dembelët aktivë, dembelë aktivë që nuk të lënë të punosh.

Më shumë

spot_img