Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

‘Shumë kompani po shesin aksionet’, gazetarja zbulon përpjekjen e bizneseve për t’iu shmangur ligjit që hyn në fuqi me 31 janar 2021

spot_img

Lajme të ngjashëm

decf455bae845f428d6fd7721c1780d6

Më 31 janar të vitit 2021 do të hyjë në fuqi ligji që detyron kompanitë të regjistrojnë Pronarët Përfitues, që fshihet pas regjistrimit në parajsa OffShore dhe Shell.

Drejtoresha e Open Data Albania dhe gazetarja Aranita Brahaj shkruan në rrjetet sociale se deri tani Shqipëria ka qenë nga të paktat vende që Regjistrimin Final të Zotëruesve nuk e aplikonte as për Përfituesit e Parave, Kontratave dhe Licencave sensitive Publike.

Sipas saj shumë kompani do të shesin aksionet e tyre për t’ju shmangur identifikimit final pas hyrjes në fuqi të ligjit. Pa- Regjistri i Zotëruesve Final është një fenomen aksiomë e Kapjes së Shtetit.

Postimi i plotë:

(Pa) Regjistri i Zotëruesve Final dhe PPP Shqiptare

Në vitin 2020 Shqipëria Miratoi një ligj që detyron kompanitë të regjistrojnë Pronarët Përfitues, ndryshe Zotëruesin Final apo zotëruesin që fshihet pas regjistrimit në parajsa OffShore dhe Shell. Ky ligj duhet të fillojë zbatim brenda 31 Janar 2021.

Deri tani shoqëri biznesi që kanë punuar në vend, kanë paketa kontrolluese të kapitalit të regjistruara në vende ku biznesi funksionon si guaskë (shell apo offshore) dhe askush nuk ka të drejtë  (as publiku as institucioni) të kuptojë kush është përfituesi final.

Në rastet pa transparencë dhe deklarim pranë institucionit, Zotëruesi final mund të jetë edhe një korporatë që konsumon të drejtën për mbrojtje të kofidencial-itetit për arsye thjeshtësisht të sekretit tregtar POR: Zotërues final mund të jetë një Kriminel që Pastron Para kriminale; një Pushtetar që transferon përqindje të korrupsionit.

Deri tani Shqipëria ka qenë nga të paktat vende që Regjistrimin Final të Zotëruesve nuk e aplikonte as për Përfituesit e Parave, Kontratave dhe Licencave sensitive Publike.

Në datën 31 Janar detyrimi për regjistrim final të zotëruesve (pronarëve dhe paketës së plotë të kontrollit aksionar) bëhet aktiv. Ky detyrim Ligjor ishte një nga rekomandimet kryesore për të nxjerrë Shqipërinë nga Lista e Vendeve me Risk për Pastrim të Parave të Krimit.

Deri atë ditë, shumë kompani do të shesin aksionet e tyre për t’ju shmangur identifikimit final pas hyrjes në fuqi të ligjit. Pa- Regjistri i Zotëruesve Final është një fenomen aksiomë e Kapjes së Shtetit.

Çdo vonesë për të hyrë në fuqi për Ligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues është një përpjekje negative në luftën kundër pastrimit të parave, dhe kapjes së shtetit.

Më shumë

spot_img