Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Shumë i dashur për fëmijët, ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar (EMRI – FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë gazetari shqiptar dhe shumë i dashur për fëmijët, Mustafa Spahiu. Spahiu është shuar nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Në trevat shqiptare, Spahiu, njihej si drejtuesi i emisionit të fëmijëve “Lule më lule”, që transmetohej në Radio Shkupin.

Ai lindu me 5 prill 1948 në fshatin Muçivërcë të Kosovës. E kreu Akademinë pedagogjike – gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. I ndoqi studimet në Fakultetin filologjik, katedrën e gjuhës e letërsisë shqipe. Vjershën e parë e botoi me 21 mars 1965 në “Flaka për fëmijët tanë” – Shkup. Tërë profesionin e gazetarit, publicistit e kaloi në Radio Shkupi – programet në gjuhën shqipe. Për 25 vjetë me rradhë e drejtoi me sukses të shkëlqyer emisionion më të dëgjuar për fëmijë “Lule më lule”

Ai ishte anëtar i dy shoqatave letrare: Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Maqedoni dhe Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë. Gjithashtu Spahiu ishte anëtar i Klubit të shkrimtarëve “Konstandin Kristoforidhi” të Elbasanit. U vlersua si qytetar nderi i qytetit të Durrësit dhe Mik i madh i fëmijëve, akorduar nga prefektura e qytetit të Durrësit.

Mustafa Spahiu

Mustafa Spahiu 500x485 1

Më shumë

spot_img
spot_img