Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shullazi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për kërcënimin ndaj Bashës

Shkruar nga Newsbomb

“Të fala kryetarit tënd dhe thuaji të ketë kujdes kur të dalë në verandën e shtëpisë”. Kjo duket se është fjalia kërcënuese që Emiljano Shullazi i  drejtoi deputetes së PD, Voltana Ademi, dhe që sipas selisë blu kishte subjekt kryetarin Lulzim Basha.

Tani Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur Emiljano Shullazin të dëshmojë për çështjen e kërcënimit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe mësohet se marrja në pyetje do të bëhet javën e ardhshme. Hetimet nisën pas denoncimit të Deputetes demokrate Voltana Ademi sipas të cilës Shullazi i kishte thënë: “thuaji kryetarit të mos dalë në verandë”.

Emiljano Shullazi dyshohet se e bëri kërcënimin indirekt ndaj Bashës, kur i doli përpara deputetes Voltana Ademi në një lokal te 21 Dhjetori në kryeqytet. Shullazi bashkë me mikun e tij Gilmando Dani ishin protagonistë të disa ngjarjeve  kriminale së fundmi në kryeqytet.

Emiljano Shullazi u plagos në një atentat te Qafa e Kasharit, ndërsa miku i tij, Gilmando Dani është në kërkim për një plagosje të ndodhur  pak ditë më parë te ish Parku i Autobusëve në Tiranë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese