Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Shuhet ylli i filmit “Grease”, muzikantja dhe aktivistja Olivia Newton-John

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja, aktorja dhe aktivistja e famshme britanike Olivia Newton-John është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, ka bërë me dije bashkëshorti i saj.

E lindur dhe rritur në Australi, Newton-John është fituese e katër çmimeve Grammy dhe ka patur pesë prej këngëve të saj në vend të parë në renditjet botërore.

Olivia Newton-John arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e filmit “Grease” me aktorin John Travolta, bazuar në muzikalin me të njëjtin titull.

Ajo do të publikonte dhjetra këngë që do të shndërroheshin në “hit” të menjhershëm, si “You’re The One That I Want”, apo “Physical”.

Newton-John ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe si avokate e natyrës dhe të drejtave të kafshëve.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img