Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Shuhet politikani Bashkim Fino

Shkruar nga Newsbomb
Shuhet politikani Bashkim Fino

Ish-kryeministri Bashkim Fino, dhe një nga deputetët më të spikatur në radhët e Partisë Socialiste, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare. Prej më shumë se 1 muaji, Fino ishte infektuar me Covid-19. Sot, bëhet me dije se socialisti nuk e ka fituar dot betejën për jetën.

Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Në vitin 2004, ishte Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu