Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Shuhet në moshën 90 vjeçare “këngëtari i tangos”, Rudolf Stambolla

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b6d563165155156a9442a3b7e18f3fe5

“Këngëtari i tangos”, Rudolf Stambolla nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta sot në moshën 90 vjeçare.

Rudolf Stamboll ishte këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. “Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.

I cilësuar si këngëtar i tangos dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla ishte një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku.

Një nga zërat e vlerësuar të atyre viteve, kur përmes Radio Tiranës publiku dëgjonte zërat më të mirë. Pas angazhimit të tij në Radio Tirana në shtatorin e vitin 1956, më vonë Rudolf Stambolla do të rezultonte i suksesshëm me pjesëmarrjen në Festivalin e Parë të Radio Tiranës.

-800-0-0bb08b642b8c96dd57a54dc0d33f77d5.png

Më shumë

spot_img
spot_img