Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Shuhet në moshën 79 vjeçare shkrimtarja e njohur Meri Lalaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur, Meri Lalaj, ka ndërruar jetë sot në moshën 79 vjeçare.

Burime bëjnë me dije se Lalaj prej disa muajsh ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi Covid e la me pasoja në mushkëri. Pasi kaloi me vështirësi Covid, virusi i shkaktoi dëme të mëdha në mushkëri, duke i përkeqësuar shëndetin dita ditës.  

albsig

Por kush është Meri Lalaj?

PROFIL

Ajo lindi në Pogradec në vitin 1943). Shkollën e mesme e kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë-Letërsi Angleze.

 Për tre vite ka punuar në gjimnazin e Korçës, pastaj shtatë vite ka qenë në internim me ish-bashkëshortin e saj, për të vazhduar punën e saj në një shkollë tetëvjeçare në Pogradec nga ku edhe doli në pension.

Meri Lalaj, gjatë viteve sa ka punuar si mësuese, ka botuar shumë shpesh në gazeta të ndryshme artikuj, që kanë të bëjnë me problemet jetësore të vendit, gjë të cilën vazhdon ta bëjë ende edhe sot.

Që nga vitet e ‘90-të ka botuar dhe përkthyer shumë libra, ndër të cilët mund të përmendim këtu,

si: “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Qentë nuk magullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – një jetë” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj.

Gjatë krijimtarisë së saj letrare, ajo është nderuar me disa çmime letrare, si: Çmimin Kombëtar për vëllimin me tregime, Çmimin për poezinë më të mirë si dhe çmime të tjera.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img