Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Shuhet në moshën 100 vjeçare, ish-partizani Faslli Mullaraj, ishte “Qytetar Nderi” i Tepelenës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Për shkak të moshës, u nda nga jeta dje (e hënë 15 mars 2021) Faslli Mullaraj, pikërisht në kohën që mbushi plot 100 vjeç në janarin e këtij viti.

Lindur në fshatin Kashisht të Tepelenës në 3 janar 1921, Mullaraj, arriti të jetonte në tre kohë të ndryshme, duke përjetuar luftrat botërore, komunizmin dhe tash së fundi demokracinë, raporton newsbomb.al.

Shtëpia e tij ka qenë bazë e LANÇ. Në fillim të luftës, merrej me shpërndarjen e trakteve, mblidhte armë e municione, ushqime e veshëmbajthje për partizanët. Më vonë, në 1943 del vullnetar për çetën Verikoll të Krahësit. Më pas u bashkua me Brigadën VI S. Ka qenë partizan në betejën e çlirimit të Shkodrës në 29 nëntor 1944 por luftoi edhe në Jugosllavi, Mal të Zi dhe në Kosovë dhe u kthye në Shqipëri në 1945.

Mbante mbi supe 12 dekorata, 6 urdhëra e 6 medalje dhe pak vite më parë, në moshën 96 vjeçare u vlerësua edhe me titullin “Qytetar Nderi” i Tepelenës, raporton newsbomb.al.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img