Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Shuhet “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj

Shkruar nga Newsbomb
Shuhet “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare “Mjeshtri i Madh” i violinës, Hetem Qerimaj. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga djali i tij, Fatos Qerimaj.

“Te nderuar miq,me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj.Zoti e pranofte ne parajse”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

Hetem Qerimaj, një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, i cili mundi të ngrejë një dinasti artistësh, të trashëgojë artin e tij brez pas brezi, pasi nga kjo familje vijnë 9 artistë nga tre breza.

Violina e ka shoqëruar “Mjeshtrin e Madh” përgjatë gjithë jetës së tij. Ai ka qenë shumë aktiv dhe në 85-vjetorin e tij mbajti një koncert të titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve” në Amfiteatrin e Liqenit, së bashku me breza të tjerë artistësh nga e njëjta familje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu