Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Shuhet Mbretëresha Elisabeth II e Anglisë, froni i kalon djalit të saj, Mbretit Charles

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Deklaroj para jush, se e gjithë jeta ime, qoftë e gjatë apo e shkurtër do t’i kushtohet shërbimit tuaj dhe shërbimit të familjes sonë të madhe mbretërore, së cilës ne të gjithë i përkasim.”

Sot, më 08 Shtator 2022 është ndarë nga jeta Mbretëresha Elisabeth II e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo lindi në 21 prill 1926 gjatë mbretërimit të gjyshit të saj nga babai, Mbretit George V. Babai i saj, Duka i Jorkut do të bëhej mbreti George VI.

Elisabeth II u kurorëzua Mbretëreshë në 2 Qershor 1953, gjatë një ceremonie që u ndoq drejtpërdrejt nga më shumë se 20 milionë njerëz. Ajo është monarkja më jetëgjatë në historinë e Britanisë. 20 Lojëra Olimpike Verore dhe 6 Papë janë ndërruar gjatë mbretërimit të saj.

16 kryeministra britanikë, përfshi Winston Churchill, Margaret Thatcher dhe kryeministren më të re Lis Truss, kanë shërbyer gjatë mbretërimit të saj.

Elisabeta II dhe Duka i ndjerë Philip kanë katër fëmijë, Charles, Anne, Andrew dhe Edward. Ajo la pas 8 nipër dhe mbesa dhe 12 stërnipër dhe stërmbesa.

Përveç Britanisë së Madhe, Elisabeta II ishte mbretëreshë e Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Xhamaikës, Antiguas dhe Barbuda, Bahamasit, Belize, Grenada, Papua New Guinea, Ishujt Solomon, St Kitts dhe Nevis, St Lucia, St Vincent dhe Grenadines, si dhe Tuvalu.

Në 6 shkurt 2022, ajo festoi Jubileun, plot 70 vite në fronin mbretëror.

Në të njëjtën ditë të ndarjes nga jeta të Elisabetës, djali i saj i madh, George do të shpallet Mbret. Elisabeta II do të përcillet në banesën e fundit 12 ditë nga vdekja. Këmbana e Big Bengut do të bjerë duke përhapur lajmin e trishtë për miliona britanikë.

Dita e sotme do ta gjejë të mbyllur bursën londineze dhe miliona biznese në vend, në shenjë respekti për Mbretëreshën.

Funerali i mbretëreshës Elisabeta II me gjasë do të jetë më i madhi i kohës tonë, dhe do të shënojë fundin e një epoke.

Më shumë


spot_img









spot_img