Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
33 %
2.1kmh
0 %
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
13 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Shuhet gazetari i famshëm italian Eugenio Scalfari, themeluesi i “La Republica” dhe “L’ Espresso”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eugenio Scalfari, themeluesi i gazetës italiane “La Republica” dhe “L’ Espresso”, ka ndëruar jetë në moshën 98-vjeçare.

Scalfari pati një karrierë të gjatë dhe ikonike në fushën e gazetarisë. Në vitin 1955 kontribuoi në botimin e revistës javore “L’ Espresso”. Ai kishte një karrierë si gazetar dhe shkrimtar që në rini, kur ishte ende student.

Në vitin 1967, gazetari, përmes investigimit të tij, denoncoi një plan për një grusht shteti ushtarak, të ekstremit të djathtë në Itali, ndërsa një vit më vonë u zgjodh deputet i pavarur i Partisë Socialiste Italiane.

Prestigjozja “La Repubblica” ishte një gazetë revolucionare jo vetëm për gazetarinë italiane, por edhe europiane.

Gjatë karrierës së tij të pasur, kritikoi si veprimet e ish-kryeministrit socialist italian, Bettino Craxi, ashtu edhe Silvio Berlusconi-n, duke u nisur nga papajtueshmëria e veprimeve të tij në biznes dhe politikë.

Në vitin 1996 ai dha dorëheqjen si drejtor i gazetës që kishte krijuar dhe imponuar në realitetin politik, social dhe kulturor italian, por vazhdoi të punonte dhe të shkruante artikuj deri vonë, madje edhe dy intervista me Papa Françeskun.

Jeta private u karakterizua nga një martesë e gjatë me vajzën e gazetarit Giulio De Benedetti, Simonetta, e cila vdiq në vitin 2006, me të cilën pati dy vajza, Enrica dhe Donata. I diplomuar për drejtësi, Eugenio Scalfari në vitin 1950 filloi karrierën e tij gazetareske, si bashkëpunëtor i “Il Mondo” dhe “L’Europeo.”

Më shumë




spot_img








spot_img