Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Shuhen zërat për “paqe”mes Ilir Metës dhe Erion Veliajt, Presidenti dënon “me forcë” incidentet e policëve bashkiakë në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta dënon me forcë sjelljen, siç thotë ai, joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme të disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake të Tiranës. Pamjet janë shpërndarë dhe në rrjetet sociale.

Zërat për një takim të fshehtë mes Metës dhe Erion Veliajt në Hungari, për “paqe”, duket se janë shuar shpejt, shkruan newsbomb.al. Flitej se Presidenti dhe kryebashkiaku i Tiranës ishin takuar në një ceremoni që u mbajt në Budapest, për vendosjen e bustit të Skënderbeut.

Por, i ndikuar nga ngjarjet e fundit të policëve bashkiakë, Meta ka reaguar dhe duket se shuan çdo zë për “paqe” me Erion Veliajn. Ai dënon me forcë, publikisht, punonjësit në varësi të kryebashiakut.

Shënimi i Presidentit Meta

Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.

I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia!

Më shumë

spot_img
spot_img