Hapësire reklamuese

Politikë

Shuhen shpresat për të dënuarit, deputetët e Bashës tërhiqen nga votimi në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Shuhen shpresat për të dënuarit, deputetët e Bashës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për media ka bërë me dije se nesër grupi i tij nuk do të marrë pjesë në seancë plenare, ku do të votohet projektligji për Amnistinë Penale.

Ai u shpreh se PD nuk do të marrë pjesë në seancën plenare ku do diskutohet për amnistinë penale, ku sipas tij, do të përfitojnë edhe zyrtarët e korruptuar që ndodhen në burg.

E teksa Basha deklaron se PD nuk do të marrë pjesë në seancë, duket se në këtë mënyrë amnistia penale nuk do të marrë “ok” nga Kuvendi, duke shuar kështu shpresat e të dënuarve për të përfituar lirinë. Mazhoranca shpresonte që të merrte vota edhe nga radhët e opozitës për të plotësuar 84 votat për amnistinë penale nga 74 që ka vetë.

Mesazhi që Edi Rama dhe qeveria e tij japin është një qeveri e korruptuar është se ato që i dënon gjykata i liron qeveri ame votat në parlament. Nuk është kjo ndërhyrja e parë e Edi Ramës me Reformën në Drejtësi, pak ditë më parë është ankuar se BKH po shqetëson ministrat dhe zyrtarët e tij me hetimet që po bën, është e qartë se Edi Rama i trembet drejtësisë.

Tani duket qartë që segmente të SPAK po hetojnë në përputhje të plotë më ligjin. Kjo është ajo që po ndodh nga një anë do të përdorte amnistinë për të amnistuar zyrtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve dhe refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronat e tyre. Sot po e bëj të qartë se PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të tregojmë dhe faktojmë se kërcënimi kryesorë sot është Edi Rama.

PD inkurajon prokurorët e BKH-në të vazhdojë punën. PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërmen parlamentare. Mos u bëni patericë e këtij akti kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar”, tha Basha.

Po ashtu dihet se grupi Bardhi-Berisha jo vetëm që nuk do votonin pro një propozimi të bërë nga PS, por dihet që kohët e fundit po shkaktojnë kaos në seanca për mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjeve si në parlament po ashtu dhe në komisione.

Ditën e djeshme ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi gjatë diskutimit në komisionin e Ligjeve projektligjin “Për amnistinë penale”, ku tregoi se nga kjo do të përfitonin 700 të dënuar.

Kemi statistika të sakta. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar. Nëse do të merret miratimi i Kuvendit, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë amnisti. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që dënohen deri në 2 vite, s’ka subjektivizëm”, deklaroi Manja.

Gjithashtu ai në mbledhje tha se janë pranuar amendamentet e propozuara nga deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Bledjon Nallbati mbi amnistinë penale.

Propozimi i parë i Alibeajt ka të bëjë me datën e amnistisë të personave të dënuar apo në ndjekje penale gjatë tubimeve apo protestave politike të organizuar në periudhën 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020. Ky propozim është pranuar, por jo duke përcaktuar limitin kohor. Ky propozim është zgjeruar deri në datën 31 janar 2024”, u shpreh ministri Manja.

Ai theksoi se propozimi është pranuar për veprat që lidhen me tubimet dhe protestat dhe këtu bëhet fjalë për veprat penale bazike si:

“Organizimet e protestave, vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike etj., por jo për personat e armatosur në protestë se është krim që dënohet me burgim”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese