Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shtyu vendimin deri më 14 Qershor, Blendi Klosi i kërkon homologut grek që të rihapë kufirin me Shqipërinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka kërkuar Greqisë që të rihapë kufirin me Shqipërinë pasi prej javësh qëndron i mbyllur për shkak të Covid-19. Lajmi u bë me dije nga ambasada e Shqipërisë në Greqi.

Klosi i shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, u pritën në një takim zyrtar nga ministri grek i Turizmit, Haris Theoharis.

Gjatë takimit u diskutuan mënyrat e shkëmbimit të eksperiencave dhe ideve, në funksion të perspektivës së forcimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndër të tjera ministri Klosi i kërkoi homologut të tij grek lehtësimin e kalimit kufitar të shtetasve shqiptarë, me fokus në rikuperimin e sektorit të turizmit, si një mesazh shprese që do të shënojë fundin e periudhës së vështirë të pandemisë Covid-19 për të dy vendet.

Gjatë vizitës së tij në vendin fqinj, Blendi Klosi mori pjesë në Sesionin e 66-të të Komitetit Rajonal për Evropën, i Organizatës Botërore të Turizmit, ku u prezantuan mendime mbi protokollet shëndetësore dhe bashkëpunimin më të gjerë në kuadër të OBT, bazuar në interesin e përbashkët të të gjitha vendeve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img