Hapësire reklamuese

Bota

Shtyu martesën për shkak të Covid, kryeministrja e Zelandës së Re futet në izolim

Shkruar nga Newsbomb
Shtyu martesën për shkak të Covid, kryeministrja e Zelandës

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është futur në izolim deri të marten, pasi mendohet se kishte pasur kontakt të ngushtë me një person që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Sipas medieve të huaja, Ardern është asimptomatike dhe po ndihet mirë. Ajo do të kryejë testin e Covid dhe do të vendoset në karantinë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, të njëjtën procedurë izolimi po ndjekin edhe komandanti i përgjithshëm dhe anëtarët e shtabit të kryeministrit që ndodheshin gjithashtu në fluturim me kryeministren në Auckland.

Kryeministrja e Zelandës së Re u detyrua të shtyjë martesën e saj për shkak të masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveria e saj kundër Covid-19.

“Martesa ime nuk do të bëhet”, u tha së fundmi gazetarëve, duke shtuar se i vinte keq për çiftet e tjera që ishin gati të martoheshin, por kufizoheshin nga rregullat e reja.

Sondazh

Poll