Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Shtyu gazetaren se s’kishte maskë, Vokshi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Sjellja e sotme tregon fundin e tij si njeri dhe si politikan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5a16c0ac390dd0eb8b9603511e7ec662

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar ndaj gjestit të kryeminsitrit Edi Rama, ku gjatë deklaratës për shtyp largoi me të shtyrë një gazetare që ishte pa maskë.

Në një postim në ‘Facebook’, Vokshi shprehet se të prekësh me dorë një gazetar, është fundi për një politikan.

Sipas Vokshit asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.

“Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re. Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar”, shkruan Albana Vokshi.

Kryeminstri Edi Rama gjatë deklaratës për shtyp pas vaksinimit të mësuesve në shkollën ”4 Dëshmorët”, vërejti një gazetare pa maskë, të cilën e largoi duke i thënë: “Pse nuk e ke maskën? Ik merre”.

Më shumë

spot_img
spot_img