Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Shtyrja e zgjedhjeve në universitete, reagon Mynyr Koni: Përgëzoj ministren për vendimin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0342150f4c3f8b89d0f76006fde0cea0

Pas vendimit të Ministres së Arsimit Besa Shahini për të shtyrë datën e zgjedhjeve në universitete ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.

 

Koni në një reagim në “facebook” ka shprehur falenderime për ministren për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid 19.

Më tej ai shton se në momentin që do të përcaktohet data nga Ministri i Arsimit për hapjen e procesit zgjedhor dhe e zhvillimit të zgjedhjeve, autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Tiranës, do të vijojnë në mënyrë të menjëhershme me përgatitjen e zgjedhjeve, me qëllim zhvillimin e tyre sipas të gjitha hapave dhe procedurave ligjore, të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve.

Reagimi i Mynyr Konit: Si Rektor i Universitetit të Tiranës, shpreh falenderimet dhe njëkohësisht përgëzimet e mia, për Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për nxjerrjen e Urdhërit nr.108 datë 08.05.2020, me të cilin, shtyhet data e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid 19.

Pas përcaktimit të datave nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për hapjen e procesit zgjedhor dhe datës së zhvillimit të zgjedhjeve, ju siguroj se autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Tiranës, do të vijojnë në mënyrë të menjëhershme me përgatitjen e zgjedhjeve, me qëllim zhvillimin e tyre sipas të gjitha hapave dhe procedurave ligjore, të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve.

Procesi zgjedhor që do të zhvillohet në Universitetin e Tiranës, do të përmbushë të gjitha parimet kushtetuese; do të zbatojë ligjin e arsimit të lartë 80/2015 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi; do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

Vendimi i Ministrise se Arsimit:

96419932_3218168878205695_972383894349283328_o.png

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img