Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtyrja e nisjes së bisedimeve me Shqipërinë, Surroi drejton gishtin nga fajtorët: Nuk ka konsensus politik, Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për njëra-tjetrën

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_382073" align="alignnone" width=""]Veton Surroi[/caption]

Publicisti, Veton Surroi komentoi dritën e kuqe marrë nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.   

Në një intervistë "Skype" për emisionin "Tempora", Surroi u shpreh se ky është një lajm i keq për vendin tonë, pasi disa prej kushteve të vendosura nga BE janë plotësuar.

Surroi drejtoi gishtin nga mosmarrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës si shkaktare të kësaj situate.

"Nuk është lajm i mirë. Në situata të ngjashme shtetet pretenduese e tjera kanë pasur një mbështetje më të madhe nga shtetet e Bashkimit Europian, të cilat nuk kanë ndonjë . Ky është një lajm i keq edhe për Maqedoninë e Veriut se ka punuar shumë në reformat e vete dhe nuk është lajm i mirë për Shqipërinë pasi do të ishte një monitorim më të mirë nga BE. Natyrisht Shqipëria i ka hyrë një procesi politik që nuk ka krijuar konsensus mes palëve. Çështja e integrimit europian duhej që t'i bashkonte forcat politike, por kjo për fat të keq deri më tani nuk ka ndodhur. Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për njëra-tjetrën. Kemi probleme të ngjashme, lehtësisht të dallueshme. Kemi të bëjmë me institucione të brishta," tha mes të tjerash Surroi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu