Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shtyrja e negociatave, deputeti "ia plas në fytyrë" Brukselit: Me kë talleni ju mor langaraqë! Dikur ishit pa brekë

Shkruar nga Newsbomb
Shtyrja e negociatave, deputeti "ia plas në fytyrë"

Deputeti i opozitës Besnik Troplini ka shpërthyer në sulme ndaj Brukselit zyrtar pas shtyrjes së datës për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Teksa ka thënë se Brukseli nuk e njeh realitetin shqiptar, në fjalën e tij të fundit në Kuvend, Troplini tha se BE-ja e ka lënë Shqipërinë peng të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka shkuar edhe më tej duke i quajtur disa zyrtarë në Bruksel si “langaraqë” që “dikur s’kishin as brekë”.

Pjesë nga fjala e Troplinit:

“Dëgjuam avokaten e popullit dhe raportin e kryetarit të Kuvendit që bëri një pasqyrë të plotë të kësaj legjislature.

Të gjithë shqiptarët e kishin mendjen tek takimi i Luksemburgut ku do caktohet data për takimin e parë ndërqeveritar për hapjen e negociatave.

Kjo nuk ndodhi. Pse ne do i zgjidhim mosmarrëveshjet që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë.

Brukseli ka qeveri me dy fytyra.

Nuk e njohin fare realitetin e Shqipërisë por merren me telefonata.

Durimi e ka njëfarë kufiri. Mos ta marrin më Shqipërinë nëpër gojë.

Me kë talleni ju më mër langaraqë. Kush keni qenë ju. Më çdo 9 maj mblidheni.

Para disa vitesh ishit në mes të rrugëve pa brekë ishit.

Kur Berlusconi propozoi që për vendet post komuniste në Ballkan, duhet një plan marshall, kancelaritë mbyllën dyert.

Në BE janë ca zagarë. Vetë thanë që kemi plotësuar kushtet. Nëse nuk doni ne në punën tonë ju në punën tuaj. Shqipëria ka Amerikën dhe Italinë.

Më vjen keq se prisnin një datë për hapjen e negociatave, por kjo nuk ndodhi”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll