Shtyrja e kredive me 3 muaj, ja kush përjashtohet

Publikuar tek: aktualitet, më 11:41 01-06-2020 Shtyrja e kredive me 3 muaj, ja kush përjashtohet

Banka e Shqipërisë ka konfirmuar shtyrjen e kredive me tre muaj për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, por ka një katigori të cilët përjashtohen dhe duhet të fillojnë pagesat.

BSH theksoi se kreditë do të shtyhen deri në datën 31 gusht 2020. Nga shtyrja e këtyre afateve janë përjshtuar 30 mijë klientë të mikrofinancës të cilët duhet të fillojnë pagesat.

Klientët e mikrofinancës duhet të fillojnë pagesën e kësteve në qershor. Sipas të dhënave të mëparshme mikrofinanca ka pasur 30 mijë kërkesa për shtyrje, me vlerë totale 70 mln euro. Sipas burimeve nga banka nuk ishte e mundur të bëhej një shtyrje tjetër për këstet e tyre, pasi këto institucione nuk kanë burime të tjera likuiditeti përveç pagimit të kësteve, ndryshe  nga bankat, që si burim kryeso likuiditeti kanë depozitat.  

Sipas Monitor, Shoqata Shqiptare e Mikrofinacës ka njoftuar klientët që institucionet e mikrofinancës nuk janë të përfshira në udhëzimin e Bankës Shqiptare për shtyrjen e dytë të kësteve te kredive deri më 31.08.2020, të cilat u janë lënë për aplikim dhe vendimmarrje vetëm bankave të nivelit të dytë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011372804641724
array(1) { ["section"]=> string(55) "shtyrja-e-kredive-me-3-muaj-ja-kush-perjashtohet-208608" }