Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Shtyrja e gjyqit për statutin e PD, Berisha akuzon Ramën dhe Yuri Kim: Ata që mendojnë se do marrin flamurin, do përballen me pasojat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lidhur me shtyrjen e procesit gjyqësor për njohjen e statutit të Partisë Demokratike.

Berisha akuzoi Ramën se kjo çështje drejtohet direkt nga ai. Ai tha se Rama kërkon të bashkojë Kuvendin e 18 dhjetorit me atë të 7 korrikut, të cilat janë zhvilluar nga Lulzim Basha.

Sipas Berishës edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka patur lidhje në këtë drejtim, i cili sipas tij është një akt antidemokratik në shkelje të Kushtetutës së vendit, të Konventës së Vjenës.

“Nuk ka qenë për statutin dhe vulën. Ka qenë një proces që e drejton direkt Edi Rama. Vetëm dora e atij. Ky që do gjykohej sot është kjo, përpjekje e Edi Ramës për të bashkuar Kuvendin e 18 dhjetorit në të cilin, 1300 bënin 5200. Në të cilin, t’ia bashkojë një gjykimi që është bërë për korrikun, ai ka firmën e një njeriu që nuk është më. Është firmosur nga një njeri që nuk është më. Vazhdon biznesin me Edi Ramën. Është armik i betuar i PD-së. Ne do i përgjigjemi. PD nuk ka asnjë arsye të mos egzistojë e fuqishme.

Do të qëndrojmë përpara dyerve të atij që mendon se mund të marrë flamurin e PD-së. Ata që mendojnë të marrin flamurin e saj, do përballen me pasojat. Ne kemi punë me Edi Ramën. Ndërhyrje në këtë drejtim ka bërë dhe zonja Yuri Kim, në një akt antidemokratik në shkelje të Kushtetutës së vendit, të Konventës së Vjenës”, tha Berisha.

Më shumë


spot_img








spot_img