Hapësire reklamuese

Politikë

Shtyrja e fillimit të vitit të ri mësimor, vjen reagimi i parë nga PD: Do të sjellë boshllëqe të tjera për nxënësit, mësimi plotësues duhet të bëhej gjatë verës

Shkruar nga Newsbomb
Shtyrja e fillimit të vitit të ri mësimor, vjen reagimi i

Ditën e sotme Ministria e Arsimit publikoi vendimin për shtyrjen me 2 javë të vitit të ri shkollor, teksa kjo kohë do të përdoret për zhvillimin e mësimit plotësues.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike me anë të deputetes së zgjedhur Oriola Pampuri, e cila thotë se kjo shtyrje do të sjellë boshllëqe të tjera për nxënësit.

Sipas saj, mësimi plotësues duhej të ishte bërë gjatë verës, kur rastet pozitive me COVID-19 ishin të pakta.

Postimi i plotë:

Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç'arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar.

Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç'organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.

Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese