Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës anti-Covid, vendim i drejtë”, Silva Bino: Nxit rritjen e prodhimit të antitrupave

Shkruar nga Newsbomb
“Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës anti-Covid,

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, referuar një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se shtyrja e periudhës për marrjen e dozës së dytë të vaksinës Pfizer nxit rritjen e prodhimit të anti-trupave tek personat e moshuar.

Bino thotë se politika e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar për të shtyrë kohën për dozën e dytë të vaksinës anti-Covid “ka qenë e drejtë”.

“Një studim i kryer në Mbretërinë e Bshkuar akoma i papublikuar online por në preprint në datën 14 Maj tregon qartë që shtyrja e intervalit te vaksinimit me Pfizer nxit rritjen e pikut të prodhimit të kundërtrupave tek personat e moshuar. Politika e MB për shtyrjen e dozave të dyta pra ka qenë e drejtë. Kjo ka gjasa te vleje per cdo vaksine pasi ne vaksinim ka nje princip qe dozat e nje vaksine nuk duhet te afrohen pertej minimumit te caktuar por,mund te kryhen pertej maksimumit perkates pashkaketuar probleme”, shkruan Bino në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll