Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

SHTYPI NDERKOMBËTAR i bën jehonë vendimit të Kolegjit, Washington Post: Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor

spot_img

Lajme të ngjashëm

ab3cd01fa770100515c3a87ba985db7f

Washington Post i bën jehonë vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri të dielën e 30 qershorit.

Në një artikull të Associated Press botuar nga WP thuhet se trupa e gjyqtarëve të zgjedhjeve vendosën në favor të mbajtjes së zgjedhjeve, duke hedhur poshtë një lëvizje të presidentit të republikës për t’i kanceluar.

Pesë anëtarët e Kolegjit zgjedhor votuan në mënyrë unanime që një parti e vogël politike, që kërkoi të ç’rregjistrohej bazuar në aktin e presidentit Ilir Meta, duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.

Herët këtë muaj, Meta tha se ai kishte kanceluar zgjedhjet lokale, nën frikën se zgjedhjet do të ishin ‘jodemokratike’ pa partitë e opozitës që i bojkotuan.

Parlamenti me 140 vende ka filluar një procedurë të gjatë për largimin e Metës, duke e lidhur me dhunimin e Kushtetutës, edhe pse socialistët nuk i kanë 94 votat që ju duhen.

Opozita ka drejtuar protestat që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe ka kërkuar zgjedhje të reja të përgjithshme

Më shumë

spot_img