Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtypi këmbësoren te ‘Shqiponja’, Policia shoqëron shoferin e kamionit: Ka ndërruar jetë një grua, është rreth 60 vjeç (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Një grua raportohet se ka humbur jetën pak më parë në Tiranë, në zonën e rrethrrotullitmit të ish-sheshit “Shqiponja”.

Kamioni i tonazhit të rëndë i firmës që po punon në segmentin e Unazës, ka shtypur gruan, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije sepse ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Për të nxjerrë trupin e viktimës nga dy gomat e pasme të kamionit, është përdorur një vinç i firmës që po punon te kantieri i Unazës së re. Forca të shumta policie dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje.

“Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu